Plani i PD-së për Arsimin, Basha: Rritje e pagave me 60% për mësuesit, bursë të plotë për çdo student që…

0 272

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, prezantoi këtë të mërkurë planin për Arsimin. Basha tha se arsimi është baza e shoqërisë dhe si i tillë suksesi i fëmijëve është suksesi i vendit. Kryedemokrati u angazhua në sigurimin e teksteve shkollore për 350 mijë nxënës.

”Angazhohem se do të sigurojmë tekste shkollore të reja falas, për 350000 nxënës. Po kështu fëmijët e të gjitha familjeve në nevojë do të përfitojnë paketa shkollore dhe tekste falas gjatë gjithë arsimit parauniversitar. Ne nuk do të lëmë asnjë fëmijë pa ndihmuar. Ne do të rrisim me 60% pagat e mësuesve dhe as edhe një mësues nuk do të marrë më pak se 700 Euro në muaj rrogë. Ne do të sjellim më shumë të ardhura dhe mirëqenie për 35000 familjet e mësuesve tanë të arsimit parauniversitar”, tha Basha.

Kreu i PD-së tha se qeveria nën drejtimin e tij do të ofrojë një program passhkollor dhe ushqim për orët shtesë. ”Ky program do ti mbajë fëmijët të sigurt në shkollë dhe larg rrugës”. Sa i përket Arsimit të Lartë, Basha tha se do të japë bursë të plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 lekë.

”Do të japim bursë të plotë për çdo student që vjen nga familje me të ardhura nën 64 000 lekë. Gjysmë-bursa (50%) për studentët nga familje me të ardhura mbi 64 000 lekë”, tha Basha. Ai premtoi një hartimin e një programi arsimor modern edhe për ata që duan një profesion. ”Unë angazhohem se do garantoj pavarësinë e universiteteve dhe lirinë e nevojshme akademike, duke e miratuar menjëherë sapo të zgjidhem kryeministër ligjin e ri për arsimin e lartë, në bashkëpunim me akademikët, specialistët më të mirë e vetë studentët”.

Kryedemokrati premtoi rritje të pagave me 50% për pedagogët, duke u siguruar atyre paga prej 900 eurosh në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 euro. ”Do të rrisim pagat me 50%, duke ju garantuar pedagogëve paga prej 900 Eurosh në muaj dhe profesorëve paga prej 1300 euro. Grante për Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për modernizimin e infrastrukturës fizike e pedagogjike. Ofrimi i arsimit të lartë të digjitalizuar, me investim në vlerën 40 milionë dollarë, me fokus laboratorët e parqet e teknologjisë së informacionit, zona me internet falas dhe pajisje të teknologjisë së informacionit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.