Përgjaket dita e Rinisë në Shqipëri, policia vret 25 vjeçarin

0 287

Në orën 01:45 të mëngjesit, në ditën e Rinisë në Shqipëri, efektivët e repartit ”Shqiponja” vranë 25-vjeçarin Klodjan Rasha në Tiranë. I riu nuk i është bindur urdhrit të policit për të ndaluar, dhe pasi është ndjekur që nga rruga “Don Bosko” ku është konstatuar për shkak se ai ka thyer orën policore. Por kjo nuk ngarkonte policinë që të qëllonte, por pa neutralizonte. Rasha është qëlluar me 2 plumba nga polici, një në shpatull dhe një në kokë, dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital. Në momentin kur është qëlluar ai ka qënë në lagjen e tij, pak metra larg shtëpisë.

Hasan Rasha, xhaxhai i 25-vjeçarit hodhi poshtë pretendimin se policisë se i riu kishte armë me vete, prandaj u qëllua për vdekje. Në një prononcim për mediat, ai deklaroi se nipi ka qenë i sëmurë, ndërsa gjatë ditës ka qenë duke punuar. Më pas në darkë, sipas tij, Klodjan Rasha ka dalë për të pirë kafe. Hasan Rasha kërkoi zbardhjen e plotë të ngjarjes.

”Ka dalë për një kafe, ka pasur dy kokrra hurma në dorë, i ka lënë në ballkon, ka dalë me pi një kafe. Kur na thanë ka vdekur. Përpara ka qenë i sëmurë, gjatë ditës ka qenë duke punuar. Çfarë armësh more zotëri. Baba i vet ka qenë duke fjetur. Na thanë që është në morg. Nuk e kemi parë trupin. Në emër të vëllait kërkojmë që kjo të zbardhet deri në fund. Vëllai më ka garantuar që djali nuk ka pasur absolutisht asgjë me vete. Sesi ka ndodhur, se çfarë është bërë nuk dimë. Besimin tek ju dhe nga shteti. Apeli për policinë të na zbardhë deri në fund sido që të jetë puna. Kërkojmë dhe nga ju që të na e zbardhni këtë punë”,- tha Hasan Rasha.

Kush e varu të riun? Efektivi i policisë që qëlloi për vdekje Klodjan Rashës, mësohet se kishte dy javë që ishte transferuar në repartin “Shqiponja”. Më parë ai ka shërbyer në Komisariatin nr. 5 në Kamëz. Efektivët “Shqiponja”, mësohet se nuk kanë patur kamera trupi të instaluara. Janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth ngjarjes, përfshirë edhe në servisin që gjendet pak metra larg vendit ku është ekzekutuar 25-vjeçari. Kamerat e servisit kanë qenë të fikura dhe nuk kanë kapur asgjë. Po ashtu bëhet me dije se janë vetëm disa pamje të një biznesi në afërsi të Kupolës, e cila ka kapur disa sekuenca të lëvizjes në vrapim e sipër me shpejtësi të të riut. Kjo vrasje në ditën e Rinisë, është një ngjarje edhe më e rëndë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.