PD shpalos programin për shëndetësinë, Basha: Duhet të shërojmë vendin tonë (VIDEO)

0 280

Pas prezantimit të planit ekonomik, ku një nga premtimet është ajo e 110 mijë vendeve të punës, këtë të hënë Partia Demokratike po shpalos programin për Shëndetësinë. Në fjalën e tij, kreu Lulzim Basha tha se misioni i PD-së është të rimëkëmbet vendi dhe të ringjallim shpresën. Basha tha se për këtë program ka punuar me ekspertët më të mirë për një plan shëndetësie që do ta ndryshojë Shqipërinë.

“T’ua kthejmë Shqipërinë shqiptarëve dhe t’u japim fund dështimeve 8 vjeçare të Ramës. Dhe qe ne të ecim përpara, e keqja duhet të largohet. Që të përparojë ekonomia. Që të permiresohet dhe zhvillohet shëndetësia. Dhe prandaj jemi mbledhur ketu sot së bashku për të folur për shëndetin tonë.

Për të patur një shëndetësi më të mirë, duhet më së pari të shërojmë vendin tonë. Sepse kur renkon i gjithë vendi, të gjithë jemi sëmurë. Prandaj në fillim duhet të shërojmë vendin tonë, për t’u bërë edhe vetë mirë. Me këtë plan, ne do ta shërojmë Shqipërinë. Do të krijojmë kushtet që jo vetëm të ringrihemi nga shtrati i lengimit, por të ndërtojmë një sistem model për të gjithë rajonin.

Ne angazhohemi dhe u garantojme gjithë shqiptarëve se do të bëjmë një ndryshim në shëndetësi, që do të sjellë një jetë më të shëndetshme dhe më cilësore për të gjithë. Ne angazhohemi që jo vetëm të ulim tarifat në mënyrë të ndjeshme, por edhe që këto para të mos shkojnë në xhepat e atyre që kanë kapur sistemin shëndetësor, por të kthehen përsëri tek ju me një shërbim cilësor dhe dinjitoz si përçdo qytetar europian”, tha Basha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.