PD prezanton programin/Basha: 110 mijë vende të reja pune. Paga minimale 36 mijë lekë në muaj

0 254

Partia Demokratike prezantoi sot programin ekonomik. Në një konferencë për mediat në selinë e PD, kryedemokrati Lulzim Basha deklaroi pikat kryesore të platformës qeverisëse duke u shprehur se baza e tij është rritja ekonomike dhe shtim i të ardhurave të qytetarëve.

Basha shtoi se projekti i PD parashikon dyfishim të ndihmës ekonomike për familjet në nevojë dhe rritje të pagës minimale në 36 mijë lekë në muaj. “Angazhimi i parë i planit tonë, 110 mijë vende të reja pune”,- tha kreu i Partisë Demokratike.

“Shqiptarët do të kenë më shumë para për të shpenzuar për vete dhe familjet. Këto janë paratë për të cilat derdhni djersë. Ne do të rrisim pensionet jo më pak se 5% në vit, do të ulim çmimin e energjisë elektrike dhe karburantit do të mbulojmë tarifat e studimeve për 90% të studentëve”,- deklaroi kreu i Partisë Demokratike.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.