Patozi: Meta me të drejtë i shqetësuar nga drafti i PS-së, Basha po sillet si President

0 331

Astrit Patozi thotë se kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk duket i shqetësuar nga drafti i PS-së për Kodin Zgjedhor, në krahasim me Presidetin e Shqipërisë, Ilir Meta. Sipas Patozit, me të drejtë kreu i shtetit reagon çdo ditë me ashpërsi, ku kërkon hapjen 100% të listave. ”Sepse sot Presidenti ngjan sikur po bën punën e liderit të opozitës, kurse Lulzim Basha po sillet si të ishte kryetar shteti, të cilit nuk ia lejon detyra të përzihet me punët e partive politike”, -shkruan ndër të tjera Patozi në facebook.

Postimi i plotë

Ilir Meta duket shumë i shqetësuar me të drejtë nga drafti i Damian Gjiknurit për Kodin Zgjedhor, ndaj edhe po reagon përditë me ashpërsi. Megjithëse si President e ka mbyllur historinë e tij me zgjedhjet, kur ka dekretuar 25 prillin, të vetmin rol që i ka caktuar kushtetuta. Më tepër se kaq nuk mund të bëjë, të paktën zyrtarisht.

Çudia është se Lulzim Basha nuk po ndihet fare dhe kuptohet qartë që është i relaksuar. Ndërkohë që i takon të jetë pala më e interesuar dhe personi më i vëmendshmëm për rregullat e lojës së 25 prillit.

Këtë qetësi, thua ta ketë vetëm nga sondazhet që nxjerrin fitues plebishitar, apo ka ndonjë arsye më shumë?
Sepse sot Presidenti ngjan sikur po bën punën e liderit të opozitës, kurse Lulzim Basha po sillet si të ishte kryetar shteti, të cilit nuk ia lejon detyra të përzihet me punët e partive politike.

Dhe hajde mos i beso pastaj ato thashethemet që Ilir Meta do të bëhet kryeministër, pas këtyre zgjedhjeve të cilat Edi Rama i pilotoi fillimisht në një media të Ylli Ndroqit dhe pastaj u bënë popullore.

Leave A Reply

Your email address will not be published.