Pas vizitës së Ramës, ministri i Jashtëm grek: Dosja e detit shkon në Hagë pas 25 Prillit

0 336

Pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë, ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, në një intervistë të zhvilluar për mediat greke, thotë se marrëveshja e përbashkët midis Greqisë dhe Shqipërisë për të çuar këtë çështje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, për caktimin e zonave detare, do të jetë gati pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

”Me kryeministrin grek Edi Rama, kemi një marrëdhënie të shkëlqyer bashkëpunimi. Unë pata mundësinë të bisedoja gjerësisht me të për të gjitha çështjet bilaterale dhe rajonale, si gjatë vizitës sime në Tiranë dhe gjatë vizitës së tij në Athinë pardje. Për çështjen e rekursit në Hagë, ekipet përkatëse teknike po vazhdojnë punën e tyre. Qëllimi është që premtimi i përbashkët të nënshkruhet dhe të paraqitet sa më shpejt që të jetë e mundur në gjykatë, mendoj pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në 25 prill. Është veçanërisht e rëndësishme të kujtojmë se Z. Rama pranoi se Greqia ka të drejtën e patjetërsueshme për të zgjatur ujërat e saj territoriale në 12 milje. Ai shtoi, në fakt, se Shqipëria kishte bërë të njëjtën gjë 30 vjet më parë. Dhe kështu asnjë vend tjetër nuk mund ta kundërshtojë këtë të drejtë”, shtoi Dendias.

Pas qarkullimit të kësaj deklarate kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias kanë zhvilluar një takim ku kane diskutuar dhe rënë dakord se kjo çështje duhet të zgjidhet në Gjykatën e Lartë të Hagës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.