Opozita dhe 25 prilli/ Mediu: Dy janë formulat që po diskutohen. Duhet një platformë e qartë

0 278

25 prilli po afron, ndaj dhe opozita është e angazhuar në diskutime mbi taktikën elektorale që do të paraqitet para qytetarëve për zgjedhjet. Ende nuk ka një formulë të dakordësuar, por kjo dilemë pritet të zgjdhet brenda pak ditëve. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, thotë se dy janë formulat që opozita po diskuton.

”Ka diskutime nga më të ndryshmet dhe padyshim që duhet të vijmë në një pikë vendimmarrje sa më shpejt sepse koha kalon dhe është në dëm të interesave të Shqipërisë dhe në dëm të interesave të opozitës. Dy janë formulat që opozita po diskuton, një koalicion me listë të përbashkët kandidatësh të udhëhequr nga Partia Demokratike ose dalja më dy koalicione, ku koalicioni i dytë udhëhiqet nga Lëvizja Socialiste për Integrim”,-thotë Mediu për ”Ora News”.

Nga ana tjetër, Mediu nënvizon se me rëndësi është që koalicioni opozitar të shpalosë një platformë të qartë për nesër në qeveri. Për më tepër, ai thotë se Partia Socialiste ashtu siç bëri në vitin 2017, po aktivizon mekanizma të manipulimit të zgjedhjeve.

”Kemi një praktikë të hershme zgjedhore të manipulimit përmes blerjes, intimidimit të votuesve, infiltrimit të grupeve kriminale në procesin elektoral që PS ka filluar dhe e bën këtë në çdo Qendër Votimi. PS ka ngritur një skemë të identifikimit të çdo votuesi edhe në mënyrë të kundërligjshme që përcakton raportet e tij politike, ekonomike, fisnore”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.