”Ndalëm vrasjet masive Kosovë-Serbi”, Vetëvendosja kundër Trump

0 302

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore se ai është duke ndaluar ”vrasjet në masë” midis Kosovës dhe Serbisë. ”Po i ndalim vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Ata janë duke u vrarë me vete për aq shumë vjet. Ndalni vrasjet. Miq të bëhemi së bashku”, ka thënë Trump.

Për Lëvizjen Vetëvendosje kjo deklaratë ka pasaktësira të shumta. Zëdhënësi i VV-së, Përparim Kryeziun, thotë se deklarata e Trump nuk prezanton linjën tradicionale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në raport me luftën, që ka bërë Kosova kundër Serbisë. Sipas tij, deklarata e shefit të Shtëpisë së Bardhë injoron faktin se lufta është shkaktuar nga ish-regjimi i Sllobodan Millosheviçit.

”LVV nuk ka dalë kundër deklaratave të Trump. Në këtë rast deklarata ka një pasaktësi historike dhe në fakt nuk prezanton linjën tradicionale të SHBA në raport më historikun tonë mes Kosovës dhe Serbisë, ne e kemi cilësuar si jokorrkete për shkak se përmes kësaj deklarate krijohet përshtypja se lufta mes Kosovës dhe Serbisë ka pasur mosmarrëveshjet ndërshekullore dhe ndëretnike, dhe kjo injoron faktin që luftën e ka shkaktuar një shtet i tërë me një aparaturë represive ndaj qytetarëve të Kosovës. Një deklaratë e tillë aludon edhe tek një pasaktësi tjetër, që lufta mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është udhëhequr dhe ekzekutuar mes popujve, por ajo në fakt ka ndodhur për shkak e përmes policisë së shteti serb”, tha ai për ”’Euronews”.

Kryeziu shprehu bindjen e tij se po të kishte qenë lufta mes Kosovës dhe Serbisë me karakter ndëretnik, SHBA dhe NATO nuk do ndërhynin për të bombarduar ushtrinë ish-jugosllave. ”Po të kishte qenë lufta mes Kosovës dhe Serbisë luftë ndëretnike, ne do të ishim të bindur se nuk do të kishte një ndërhyrje të SHBA dhe NATO-s në Kosovë”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.