Minarolli: Rruga Korçë-Ersekë, tender i paracaktuar me 5 fishin e çmimit. PD paralajmëroi fituesin mik të Ramës

0 301

Partia Demokratike vijon denoncimet kundër qeverisë, ku këtë radhë ka denoncuar abuzimet për rrugën Korçë-Ersekë. Sekretari për Burimet Njerëzore i PD-së, Ervin Minarolli, doli në një deklaratë për mediat ku e quajti këtë tender një vjedhje skandaloze dhe theksoi se kompania me lidhje direkte me kryeministrin Edi Rama, e ka fituar pothuajse me vlerën maksimale të fondit të shpallur, ndryshe me 98% të fondit limit. ”Miqtë e kryeministrit marrin pjesë në garë, paraqesin ofertën më të lartë dhe fitojnë në një garë fiktive, pasi kompanitë e tjera pjesëmarrëse kanë mungesë dokumentacioni. Kjo është një praktikë korruptive, e kthyer ne norme nga kjo qeveri. Tenderi paracaktohet dhe kompanitë e tjera garojnë në mënyrë fiktive”,-tha Minarolli.

Dejkarata e plotë

Pak ditë më parë paralajmëruam një vjedhje flagrante të kësaj qeverie me rrugët. Bëhet fjalë për një segment 4 kilometra të rrugës Korçë-Ersekë, e cila është tenderuar me gati 5-fishin e kostos dhe është fituar nga miqtë e Edi Ramës, Ndue dhe Agim Kola.

Ndodhi siç e parashikuam ne, fituesi ishte i paracaktuar, tenderi ishte fiktiv. 4 kilometra rrugë do të kushtojnë 20 milionë euro, në vend që të kushtonin 4 milionë euro. Është një vjedhje e pastër, si në çdo rrugë që ka tenderuar kjo qeveri. Nuk ka në Shqipëri qoftë edhe 1 kilometër rrugë, ku këta të mos kenë vjedhur miliona euro. Rrisin koston në mënyrë artificiale, me qëllim që pjesa e vjedhur, të jetë sa më e lartë. Në rastin e rrugës Korçë-Ersekë, 1 kilometër rrugë do të kushtojë gati 5 milionë euro, me një kosto 5 herë më të lartë sesa segmentet e tjerë të po kësaj rruge.

Kompania me lidhje direkte me Edi Ramën, e ka fituar këtë tender pothuajse me vlerën maksimale të fondit të shpallur, thënë ndryshe me 98% të fondit limit. Skema e korrupsionit është fare e qartë. Qeveria hap tenderin 20 milionë euro 4 kilometra. Miqtë e kryeministrit marrin pjesë në garë, paraqesin ofertën më të lartë dhe fitojnë në një garë fiktive, pasi kompanitë e tjera pjesëmarrëse kanë mungesë dokumentacioni. Kjo është një praktikë korruptive, e kthyer ne norme nga kjo qeveri. Tenderi paracaktohet dhe kompanitë e tjera garojnë në mënyrë fiktive. Me Edi Ramën kryeministër gara për tendera nuk ekziston. Gjithçka është e paracaktuar përmes korrupsionit.

Segmenti i parë i rrugës Korçë-Ersekë ka nisur ndërtimin që në vitin 2012. E gjithë rruga ishte projektuar me 1 milionë euro kilometri, por në muajt e fundit në pushtet, qytetarët po zhvaten me babëzinë më të madhe dhe 4 kilometra kushtojnë 20 milionë euro. Me kaq shumë parà, mund të ndërtohej e gjithë pjesa e mbetur e rrugës.

Kusuret e kësaj afere do t’i paguajnë, të parët, banorët e zonës, të cilët duhet të presin të largohet Edi Rama që kjo rrugë të përfundojë. Pas tyre, të gjithë shqiptarët që po vidhen çdo ditë nga kjo qeveri plaçkitësish. Partia Demokratike e ka bërë të qartë për çdo kompani që bashkëpunon me qeverinë në vjedhjen e qytetarëve gjatë këtyre muajve të fundit të qeverisë. Ata do të mbahen njësoj përgjegjës si ortaku i tyre në krim, kryeministri në ikje Edi Rama.

Leave A Reply

Your email address will not be published.