Meta pret Vjosa Osmanin, i jep dhuratën që i sollën gratë viktima të dhunës seksuale në Kosovë

0 331

Presidentja në detyrë në Kosovë, Vjosa Osmani, sapo ka mbërritur në Tiranë ku do të zhvillojë një vizitë 3 ditore. Ajo është pritur me një ceremoni nga Presidenti Ilir Meta, të cilit pasi janë takuar i ka dhënë një dhuratë që i kanë sjellë gratë të cilat ishin viktima seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Një dhuratë nga gratë e Kosovës të cilat ishin viktima seksuale gjatë luftës së Kosovës, por janë mbi të gjitha të mbijetuara të asaj dhune që sot dhimbjen e tyre e ka ktyer në guxim. Shpresoj shumë që do të gjej vend për ta treguar historinë dhe dhimbjen e Kosovës edhe në zyrën tuaj”, tha Osmani teksa i dorëzoi dhuratën Metës.

Kreu i shtetit shkruan se ndihet i lumtur të presë sot me nderime të larta shtetërore, Osmanin. Së pari Osmani u ndal në qytetin e Lezhës në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.