Meta poston foton e flamurit gjigant ukrainas: Shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik!

0 218

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar frymëzuese ditën e sotme në Ukrainë teksa vendi festonte “Ditën e Unitetit Kombëtar” ka shpalosur një flamur gjigant në stadiumin e Kievit.

Teksa ka postuar këtë foto, Meta shkruan se Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre.”

“Shumë frymëzuese dita e sotme në Ukrainë – shembull i unitetit kombëtar dhe vendosmërisë së këtij vendi mik. Shqipëria dhe komuniteti ndërkombëtar qëndrojnë në krah të Ukrainës, në mbështetje të integritetit të saj territorial dhe të së drejtës së popullit të saj për të zgjedhur aleancat dhe të ardhmen e tyre.”

Leave A Reply

Your email address will not be published.