“Meta pjesë e marrëveshjes së Paktit Detar/ Presidenca-Ramës: Gënjen hapur, ka qenë në opozitë

0 276

Presidenca ka reaguar ndaj akuzave të kryeministrit Edi Rama se Ilir Meta ishte pjesë e marrëveshjes së Paktit Detar.

Zëdhënësi Tedi Blushi, në Facebook shprehet se Meta ishte në opozitë në ditën kur u nënshkrua marrëveshja në Tiranë në prani të dy kryeministrave Karamanlis dhe Berisha, nga dy ministrat e Jashtëm, Dora Bakojanis dhe Lulzim Basha.

“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet. Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese, i kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009. O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë. Mashtrimi është vesi i tij! Vesi del me shpirtin!”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.