Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për Policinë e Shtetit. Sipas kreut të shtetit, ligji krijon hapësira për të gjurmuar dhe mbikëqyrur çdokënd përgjatë procesit zgjedhor. ”Policia e Shtetit mund të keqpërdoret për të survejuar kundërshtarët politik të forcës qeverisëse dhe intimiduar qytetarët apo mbështetësit e tyre”, lexohet në arsyetimin e Metës.