Merkel: Të hapen kapitujt e anëtarësimit nëse është e mundur edhe për Shqipërinë

0 329

Kancelarja gjermane Angela Merkel, paraqiti sot në seancën plenare të Parlamentit Evropian programin e kryesimit të BE-së këto gjashtë muaj. Një ndër prioritetet e përmendura nga Merkel në fjalim ishte dhe mbajtja e konferencave të para për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë.

Në fjalimin e saj, Merkel u shpreh pozitive për negociatat me Maqedoninë, ndërsa për Shqipërinë tha “nëse është e mundur”.

“Gjatë kryesimit tonë ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për t’u fokusuar në tre objektiva të tjerë të politikës së jashtme. Pikë së pari për Konferencat e Anëtarësimit, duhet të angazhohemi në bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe, nëse do të jetë e mundur, edhe me Shqipërinë, një përparim për vendet e Ballkanit Perëndimor të cilëve iu duhet dhënë perspektiva e anëtarësimit. Konferencat e Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë duhet të mbahen këtë vit dhe të hapen kapitujt e parë”, tha mes tjerash kancelarja Merkel gjatë prezantimit para eurodeputetëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.