Mbytja e 17-vjeçares, dëshmitë e çuditshme të Indritit. Çfarë plani ka 25-vjeçari?

0 376

Pasi qëndroi i heshtur dhe tha se do të fliste vetëm para togave të zeza, 25-vjeçari Indrit Bajraktari, personi me të cilin ishte 17-vjeçarja Enisa Doda humbi jetën në Velipojë pasi u mbyt në det, ka folur sot në seancën ku Gjykata vendosi masën e sigurisë ”arrest me burg”. Dëshmia e tij ngre disa pikëpyetje, pasi tha se qëndroi për rreth 40 minuta pa ndjenja në ujë dhe pasi u përmend doli me not. E ndërsa deklaroi se nuk ka dijeni si përfundoi çelësi i motorskafit në qafën e saj, ai tregoi njohjen me vajzën dhe shtoi se nuk e dinte që ishte 17-vjeçe.

“Kemi rënë të dy pa ndjenja në ujërat e detit Adriatik. Jemi rrezuar të dy nga motori dhe nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur. Për rreth 40 minuta kam qëndruar pa ndjenja në ujë dhe pasi jam përmendur dhe dola me not. Ka ardhur një çift tjetër me motorskaf dhe me thanë se po njoftojmë ato të motorskafeve se ata ishin dy veta dhe nuk kishte vend për mua. Nuk e di se si ka përfunduar çelësi i motorskafit në qafën e vajzës sepse kam rënë pa ndjenja. Kam tentuar që të largohem nga frika. Më kapi paniku dhe kisha frikë. Kam menduar se vajza është 18 vjeçe ndaj edhe kemi dalë. Motra e saj është ne Angli dhe kemi njohje”.

Nëna e 17-vjeçares Enisa Doda u shpreh para oficerëve të policisë se vajza i kishte kërkuar leje për të dalë për kafe me një shok, por që nuk u rikthye më e gjallë. Enisa Doda së bashku me të njohurin e saj, Indrit Bajraktari pesë ditë më parë kishin marrë një motor uji për xhiro në det. Më pas Bajraktari u kthye në breg i vetëm, duke krijuar dyshime. Trupi i pajetë i vajzës u gjet disa orë më pas, ndërsa nga ekspertiza rezultoi se nuk kishte shenja dhune. Sipas ekspertizës shenjat në pjesën e pasme në trupin e vajzës janë si pasojë e rënies në ujë nga motori, ndërsa shenjat e nxirjes nga bllokimi i frymëmarrjes.

Bajraktari është i martuar në Angli dhe se është po ashtu do të bëhet baba së shpejti. Dyshimet për ngjarjen e rëndë kanë lindur nga pronarët e motorit të ujit të cilët nuk i lënë më shumë se 30 minuta motorët dhe kanë nisur kërkimet në det. Ato janë nisur me varkë për të gjetur motorin, por aty kanë takuar të riun i cili në dëshminë e tij ka gënjyer. Ai po kthehej me not në breg dhe kur është pyetur nga pronarët e skafit ka deklaruar se “vajzën e ka marrë xhaxhai i saj”. Trupi i saj i pajetë është gjetur nga peshkatarët pas rreth 15 minutash dhe nga kqyrja paraprake kishte shenja dhune. Fillimisht 25-vjeçari deklaroi se nuk mbante mend asgjë. I riu nga Postriba ka deklaruar se vajza kishte rënë nga motori. Po përse ai doli vetëm, la vajzën në det dhe tentoi të fshihte ngjarjen?

Leave A Reply

Your email address will not be published.