Maliqi: Ramziu në panik, tepsinë e gërreu me oligarkët. Të kërkojë azil në Turqi se populli…

0 333

Deputeti Lefter Maliqi, thotë se kryeministri Edi Rama është në panik sipas tij nga ndëshkimi i madh që do ti japë populli shqiptar më 25 prill të 2021 në zgjedhjet parlamentare. Nga ana tjetër, ai rendit disa faktorë pse qeveria do të humbasë thellë.

”Tepsinë e gërryve me oligarkët, krimin; shqiptarët i mashtrove me shëndetësi e legalizim falas, rend për 100 ditë; popullin e varfërove nga babëzia për pushtet e pasuri”,- shkruan Maliqi në facebook.

Teksa e këshillon kreun e qeverisë që të kërkojë azil në Turqi, ai thotë edhe Ramën do ta ndëshkojë populli për mëkatet që u ke bërë qindra mijëra shqiptarëve. ”Duke i marrë pronat, duke i burgosur, vrarë, aksidentuar, vjedhur e poshtëruar. Koha jote mbaroi! Ah se harrova, bashkë me ty do zhduket edhe ERTV- ja e mashtrimit”,- thotë më tej.

Postimi i plotë

Ramziu në panik nga ndëshkimi i madh i votës së shqiptarëve dhe nga drejtësia pas humbjes. Nga sot, thotë në komunikim intensiv me publikun. Çfarë aktrimi i dalë boje, po kush të sheh e të dëgjon më ty o Ditëzi? Tepsinë e gërryve me oligarkët, krimin; shqiptarët i mashtrove me shëndetësi e legalizim falas, rend për 100 ditë; popullin e varfërove nga babëzia për pushtet e pasuri.

Qeveria jote është bërë njësh me krimin e oligarkët; taksat i rrite; çmimet i rrite; pagat më të ultat në Rajon; vendin e shpopullove; drejtësinë e kape; institucionet i kape; demokracinë e cungove duke kapur edhe mediet; të varfërit i burgose; kriminelët i ke rrugëve duke sfiduar shtetin me shpërthime tritoli, vrasje mafioze, grabitje, gjoba, vjedhje, trafiqe e tendera korruptiv; vendin e le pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë,’ Policinë e politizove; vendin e kanabizove; socialistët i tradhtove; Rilindjen e pasurove dhe e korruptove; zgjedhjet lokale i ktheve në kooperativa bujqësore me emërim e pa kompetenca; investime zero etj.

Mos e di gjë Popullin dele e budalla, o i Marrë, që mund ti mashtrosh, blesh e nënshtrosh përsëri? Ike plaku Mere, kush të duron dhe 5 muaj. Jetove 7-vjet në parajsë, por pas parajsës të pret. Opozita e Bashkuar = 100 mandate. Mandatin tënd Ramzi, s’ka Perendi që e mbron dhe Zot që se ndëshkon.

P.S Bën mirë të kërkosh azil në Turqi se edhe po s’te ndëshkoi drejtësia, do të ndëshkojë Populli për mëkatet që u ke bërë qindra mijëra shqiptarëve, duke i marrë pronat, duke i burgosur, vrarë, aksidentuar, vjedhur e poshtëruar. Koha jote mbaroi! Ah se harrova, bashkë me ty do zhduket edhe ERTV- ja e mashtrimit.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.