Lleshaj ”dush të ftohtë” 61 kryebashkiakëve: Jemi vetëm përballë krimit

0 333

Policia e Shtetit është lënë e vetme në luftën përballë krimit. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në strategjinë ndërsektoriale për sigurinë në komunitet për 5 vitet e ardhshme, kërkon angazhimin e 61 kryebashkiakëve në këtë sfidë e cila nis nga kanabisi, krimet mjedisore, krimet ndaj pronës jetës, e deri tek dhuna.

Ndër risitë e kësaj strategjije janë futja e teknologjisë së patrullimeve me dron, angazhimin e strukturës së policisë bashkiake si dhe zyra policie në çdo bashki për kordinimin e kontroll të territorit.

“Strukturat vendore të Policisë së Shtetit janë të organizuara dhe të ndara në të gjithë territorin dhe ushtrojnë përgjegjësitë e tyre funksionale dhe realizojnë detyra në kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshmërisë në territor, por aktorët e tjerë vendorë që kanë detyrime për kontrollin e territorit, nuk ushtrojnë përgjegjësitë që i ngarkon ligji ose i ushtrojnë ato në nivele minimale”, thuhet në raport.

Tek ky raport kërkon nga kryetarët e pushtetit lokal dhe 61 bashkive në vend angazhim konkret. “Kryetarët e bashkive, njësive administrative nuk duhet të jenë partnerë pasivë në këtë proces, ata duhet të udhëzojnë zgjerimin e kësaj lëvizje drejt “qeverisë së orientuar nga komuniteti” në nivelin vendor. Koordinimi dhe bashkëpunimi me organizatat, forumet dhe institucionet joqeveritare konsiderohet si shumë i rëndësishëm, pasi përfshirja e tyre do të kontibuojë në sigurinë e komunitetit”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.