Kurban Bajrami, falja dhe festimet të kufizuara nga Covid-19

0 317

Asgjë të ngjashme me 2019-n nuk do të ketë ky Kurban Bajram. Nga mijëra besimtarë në disa dhjetëra. Falja kryesore e orës 06:00 u zhvillua në xhaminë e Pazarit të Ri, apo të Kokonozit siç njihet ndryshe dhe u drejtua nga kreu i Komunitetit Mysliman. Masat e sigurisë janë të larta. Gratë gjithashtu kanë ambientin e tyre. Fëmijët mezi e presin festën.

Çfarë është Kurban Bajrami?

Bagëtitë që bëhen kurban blihen brenda vendit dhe shpërndarja e mishit organizohet nga Komuniteti Mysliman. Xhamia e Madhe po mbaron punimet dhe myslimanët shqiptarë mezi presin të thërrasin atje ezanin e parë. Besimi në çdo kohë, ka triumfuar mbi pesimizmin, sëmundjen dhe çdolloj fatkeqësie tjetër. Edhe kësaj radhe myslimanët shpresojnë se pavarësisht kufizimeve, ata do të mund ta gjejnë rrugën e komunikimit shpirtëror me Zotin.

Leave A Reply

Your email address will not be published.