Ku po ruhen vaksinat kundër Covid-19? Rama tregon depot: S’ka vend për konsipracione (VIDEO)

0 291

Sot është dita e tretë e procesit të vaksinimit, edhe pse qeveria e mban të fshehtë vendin nga ku janë marrë këto vaksina anti-covid. Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në ambientet e Institutit të Shëndetit Publik, ku ka parë nga afër vendin ku janë depozituar vaksinat anti-covid dhe ku do të depozitohen dozat e tjera që do të mbërrijnë në ditët në vijim. I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Rama ka treguar frigoriferët se ku ruhen vaksinat.

Punonjësja: Edhe këtu janë këto dy ngritësit, janë brenda standardeve, janë shumë të mirë.

Edi Rama: Një pyetje kam unë. Sikur të na kishte ndodhur kjo kur mos të kishim këto depot.

Manastirliu: Do të ishte shumë e vështirë, do të na duhej që të bënim një investim shumë të shpejtë.

Edi Rama: Pra vaksinat do të ishin në dorë të zotit, pasi këtu ka qenë magazinë për të ruajtur mollët e dardhat.

Manastirliu: Të shkojmë të shohim dhe ambientin tjetër.

Teksa ishin duke shkuar për të parë frigoriferin që ruan vaksinat deri në minus 80 gradë, Rama tha se duhet ta shohin dhe njerëzit që të mos nisin konsipracionet.

Edi Rama: T’ua tregojmë dhe njerëzve se konsipracionet bëjnë punën e vetë.

Shefja e Departamentit të sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, ka shpjeguar se si ruhen vaksinat në depot e ISHP-së. ”Këtu është depoja që mbahen të gjitha vaksinat, të gripit, të fëmijëve. Përveç dhomat me frigorifer me plus 2 plus 8, ka dhe frigoriferë dhe minus 20. Këto janë frigoriferë që i kemi blerë vitin që shkoi”, tha ajo.

Leave A Reply

Your email address will not be published.