Kryetarja e LSI Durrës/Kuçi: Spitali me kapacitet të kufizuar, Rilindja shpenzon fondet për propagandë boshe

0 391

Kryetarja e LSI-së Durrës, Kontjana Kuçi ka denoncuar situatën në spitalin e Durrësit, ku thotë se pavioni Infektiv për pacientët me Covid-19 është pa aparatura ventilimi edhe pse muaji shkurt ka shënuar shtim të ndjeshëm në shtrime. Nga ana tjetër, ajo thotë se qeveria shprezon fondet e investimeve për propagandë boshe. ‘‘Mbetet pa zgjidhje problemi në urgjencën e këtij spitali e cila ka kapacitet të kufizuar dhe praktikisht mbushet me të sëmurë me Covid duke mos lënë mundësi për sëmundshmëri të tjera”,-shkruan Kuçi në një postim në facebook.

Postimi i plotë

Pavioni Infektiv për pacientët me Covid-19 në Spitalin Rajonal të Durrësit është pa aparatura ventilimi edhe pse muaji shkurt ka shënuar shtim të ndjeshëm në shtrime. Mungon edhe kryerja e hemogazanalizës e cila është e nevojshme për pacientët në gjëndje të rëndë.

Mbetet pa zgjidhje problemi në urgjencën e këtij spitali e cila ka kapacitet të kufizuar dhe praktikisht mbushet me të sëmurë me Covid duke mos lënë mundësi për sëmundshmëri të tjera.

Në vend që të merret me shqetësimet reale dhe përkujdesjen shëndetësore të banorëve të Durrësit, “Rilindja” shpenzon të gjithë vëmendjen e saj dhe paratë e shqiptarëve tek propaganda boshe dhe projektet në 3D. Më 25 prill do i jepet fund kësaj qeverie të papërgjegjshme.

Leave A Reply

Your email address will not be published.