Pas një kohë të gjatë mungese kryeministri Edi Rama u rikthye në parlament, duke debatuar ashpër me deputetët e opozitës.
Kësaj herë debatin e ndezi futja me procedurë të përshpejtuar e kontratës mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë EMMAR Grupi me qendër në Dubai për transformimin e porit të Durrësit nga një port mallrah në port jahtesh.
Kryeministri llogaridhënies të kërkuar nga opozita për atë që e duan aferë korruptive me portin e Durrësit, iu përgjigj me fyerje.
Qetësisht nga vendi Enkelejd Alibeaj në adresë të kryetares Lindita Nikolla pati këtë kërkesë.
“Të merren masa të ndëshkohet për gjuhën aspak parlamentare”, u shpreh Alibeaj.
Pas akuzave ndaj Enkelejd Alibeajt dhe Dash Sulës, shënjestra kryeministrit u drejtua nga deputeti Ervin Salianji?
“Ti mos fol… të pret një ditë e gjatë përpara…”, u shpreh Rama.
Nga jashtë parlamentin Ervin Salianji pati këtë përgjigje për Edi Ramën.
“Nga foltorja mendon se më kërcënon për një proces që e ka hapur vetë, që e kontrollon vetë dhe u pa edhe sot se si 20 minuta pas fjalës së tij në Apel solli njoftim se për kërkesa të njëjta proceduriale, procesi do të zhvillohet… Kryeministri nuk më kërcënon dhe as më tremb. Nuk më kërcënon e as më tremb e as të tërhiqem nga mbrojtja e interesit publik. Mendon se është me ata që ka rreth e rrotull që i sjell vërdallë si kukulla”, tha Ervin Salianji.
Nga foltorja e parlamentit Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se kontrata për portin e Durrësit është ngjizur në Serbi.
“Prapa qëndron një person i krimit të organizuar serb”, tha Berisha.