Komiteti i Ekspertëve: Masat do mbeten në fuqi pa afat. Ndalohen festat e tubimet

0 250

Komiteti Teknik i Ekspertëve, ka vendosur që masat kufizuese ndaj pandemisë së Covid-19, do të vijojnë pa afat. ”Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00-06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve, restoranteve nga ora 22:00-06:00 (përveç shërbimit delivery). Smart-working për administratën publike (sipas speçifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”,-tha zv/ministrja e Shëndetësisë, dhe kryetare e këtij Komiteti, Mira Rakacolli.

Kurse shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, Eugena Tomini u shpreh se masat aktuale po japin rezultat, duke sjell një ulje të lehtë të rasteve të reja. ”Vendi po vijon me intensitet të lartë me Covid-19. Incidenca vijon e lartë, kemi kaluar në 347 raste për 100 mijë banorë. Në javën e fundit kemi një tendecë në ulje. Duhet të theksohet se Tirana mban peshën kryesore, e ndjekur nga Gjirokastra dhe qarku i Lezhës. Java e fundit ka treguar një ndikim të masave të fundit”, u shpreh Tomini.

Për më tepër, Rakacolli foli dhe për kufizimet gjatë festave të fundvitit. Ajo tha se nuk do të lejohen grumbullimet më shumë se 10 persona. Rakacolli deklaroi se në varësi të zhvillimit të situatës do të vendosin më pas nëse do të lehtësojnë masat ose jo. ”Ne jemi disa javë larg krishtlindjeve dhe shohim që situata po vijon e njëjtë. Do shohim se si do shkojmë më vonë. Nëse do ndryshojmë për më mirë, nëse qytetarët bashkëpunojnë me autoritetet këto masa do ndryshojnë për mirë. Nëse ato do ndryshojnë për keq atëherë do të qëndrojnë në fuqi”,-tha Rakacolli.

Leave A Reply

Your email address will not be published.