Kanabisi në vit zgjedhor, Meta: Përfitim për grupet kriminale që kontrollojnë votat

0 277

Presidenti Ilir Meta u shpreh i shqetësuar nga rikthimi i kanabisit në periudha zgjedhore, sipas tij, duke e cilësuar këtë një traditë të njohur e që përdoret si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara.

Nga ana tjetër, Presidenti thekson se ky mekanizëm përdoret edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.

“Bosët e vërtetë kurrë nuk preken, por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal”, thekson Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.