”Ju lutem mos heshtni”, Zelensky apel evropianëve: Nëse Ukraina bie, bini dhe ju

0 137

Në një dalje nga Kievi, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje evropianëve që t’i dalin në krah vendit të tij.

“U bëj thirrje evropianëve që të mos heshtin. Dilni nëpër rrugë dhe mbështesni Ukrainën.”- tha ai.

Presidenti ukrainas, i cili me qëndrimet e mbajtura që prej nisjes së luftës është kthyer në simbolin e rezistencës, u shpreh po ashtu se nëse Ukraina nuk reziston dot, do të bjerë edhe Evropa.

“Nëse ne biem, do të bini edhe ju. Ju lutem mos heshtni. Mos bëni një sy qorr në këtë rast.”

Kujtojmë se që nga fillimi i pushtimit mes Ukrainës dhe Rusisë janë zhvilluar deri më tani dy takime për negocime dhe i radhës pritet të mbahet këtë fundjavë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.