“Hapje 100 % të listave”, Meta: Nuk besoj që Rama të jetë kundër. Basha po tregon lidership

0 338

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në prononcim për mediat ka komentuar deklaratat e fundit politike, pas propozimit të Opozitës së Bashkuar për hapjen 100 % të listave së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme, gjë që u kundërshtua nga kryeministri Edi Rama.

Duke besuar se kjo kundërshti e Ramës të mos jetë një lajm i vërtetë, Meta përshëndeti propozimin e artikuluar nga kryedemokrati Lulzim Basha, i cili në vlerësimin e Kreut të Shtetit, po tregon lidership.

“Përshëndes propozimin e opozitës për hapjen 100% të listave. Basha po tregon lidership. Nuk besoj që Rama të jetë kundër. Duhet të jetë fake news”, theksoi Presidenti Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.