“Grushtin e shtetit nuk e bënë gylenistët”/Krahu i djathtë i Erdoganit trondit Turqinë

0 297

Jehona e grushtit të shtetit në Turqi vijon ende sot e kësaj dite. Ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka bërë një deklaratë të bujshme, duke tronditur shoqërinë turke. I ftuar në një emisionin ”Haber Global”, Soylu i cilësuar si njeri i dytë më i fuqishëm në qeverinë turke pas Erdoganit për shkak të lidhjeve të tij të forta me “nëntokën”, tha se grushti i shtetit nuk është kryer nga gylenistët. Soylu u shpreh gjatë emisionit se në të vërtetë, grushtin e shtetit e bënë amerikanët.

”Ju vërtetë mendoni se grushtin e shtetit e bëri FETO?”, pyeti ministri turk duke mos e lejuar gazetarin të vijonte pyetjen tjetër, ndërkohë që të njëjtën fjali e përsëriti dy herë. Kaq është dashur që pas kësaj deklaratë në Turqi të shpërthejë debati se ”nëse grushtin nuk e kanë bërë gylenistët, siç pretendon qeveria turke, atëherë përse gjenden në burgje dhjetra mijëra qytetarë?”.

Kjo deklaratë e ministrit të Brendshëm përbën një ndryshim 180 gradë në politikën e vendit pasi deri më tani qeveria e Erdoganit pretendonte se grushti i shtetit ishte bërë nga gylenistët duke nisur më pas një përndjekje të madhe përmes burgosjes, përdhunimeve, rrëmbimeve dhe zhdukjes së personave.

Agjenci inteligjence si BND e Gjermanisë apo CIA kishin deklaruar se nuk ka prova që grushtin e bënë ushtarakët gylenistë në ushtri, megjithatë e deklaruar kjo nga goja e ministrit të Brendshëm përbën një kthesë të madhe në qendrimin e Turqisë ndaj asaj që ndodhi në 15 korrik 2016. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë tani në Turqi pas kësaj deklarate e cila i ka surprizuar të gjithë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.