Rreth 13 mijë dosje presin për shqyrtim në Gjykatën e Apelit të Tiranës. Kjo gjykatë e cila është drejt kolapsit, ka mbetur më 13 gjyqtarë nga 31 që duhet të ketë. Pjesa më e madhe e të larguarve janë shkarkuar nga Vetting-u, ndërsa disa gjyqtarë dhanë dorëheqjet në mënyrë që të mos përballen me këtë proces.
Kjo situatë është paralajmëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor që në dhjetor të vitit të kaluar. Qeveria e gjyqësorit kërkoi nga Parlamenti që të ndryshohet ligji për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në mënyrë që të behet plotësimi i vendeve vakante.
Kur kanë kaluar 7 muaj nga kjo kërkesë ende nuk është marrë në shqyrtimi nga Komisioni i Ligjeve. Në të njëjtën situatë me dosje të prapambetur është gjykata e lartë me 34 mije dhe Gjykata Administrative e Apelit me rreth 12 mijë.