Gjoba e maskave, Meta: Një maskaradë, OSHEE kthehet në instrument policor

0 336

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë me gazetarët u shpreh kundër vendosjes së gjobave për maskat në faturën e energjisë elektrike. Kreu i shtetit theksoi se përmbajtja e aktit që gjobit qytetarët për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë sepse mund t’i lërë pa drita në mes të dimrit.

”Jam thellësisht i shqetësuar. Çdo lloj mase që merret për arsye shëndetësore, e certifikuar nga ekspertët, është e mirëpritur, por përmbajtja e aktit që gjobit qytetarët për mosmbajtjen e maskave është një maskaradë sepse mund t’i lërë pa drita në mes të dimrit sepse e shndërron OSHEE-në nga një kompani që ka për detyrë furnizimin me energji elektrike, në një instrument policor, ndoshta edhe elektoral. Nuk është zgjidhje që t’i lësh njerëzit pa drita dhe t’i shantazhesh. Çdo të ndodhë me familjen që do të mbifaturohen. OSHEE nuk mund të ndërpresë energjinë për mos mbajtje të maskës. Akti normativ i qeverisë, në 3 fjali të paqarta, të mjegullta, shkon shumë më tej në qëllimet e tij dashakeqe, synon që të bëjë me precedentë penalë qytetarët shqiptarë duke i detyruar të përfundojnë para dyerve të prokurorisë dhe gjykatave dhe të harrojnë problemet themelore me të cilat kjo qeveri e ka zhytur vendit. I bëj thirrje qeverisë të reflektojë, i bëj thirrje kuvendit ta ndryshojë akti normativ. Maskat duhet t’i vendosim për të mposhtur koronavirusit dhe jo t’i shpëtojmë ndëshkimit të qeverisë në mënyrë arbitrare”, u shpreh Meta.

Leave A Reply

Your email address will not be published.