Gjermania frenon qeverinë: Bisedimet me Shqipërinë, vetëm nëse plotësohen kushtet

0 305

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka paralajmëruar sot mosmbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE. Në fjalimin e mbajtur në forumin e Berlinit për “Emigracionin në Ballkan”, Maas tha se Konferenca e parë me Maqedoninë e Veriut do të zhvillohet në muajin dhjetor. Ndërsa për Shqipërinë, ka theksuar se kjo do të jetë e mundur vetëm “nëse kushtet na lejojnë”.

“Në Samitin e Zagrebit në maj, BE-ja dhe Ballkani Perëndimor u angazhuan përsëri për zgjerim dhe reforma të nevojshme. Ne hapëm dyert për bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kemi në plan që Konferencën e Parë të Anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut ta mbajmë para mbylljes së Presidencës Gjermane. Dhe, nëse kushtet do ta lejojnë, edhe me Shqipërinë”,- tha Heiko Maas.

Kushtet e vendosura për qeverinë “Rama” nisin që nga reforma zgjedhore, e cila u krye e njëanshme dhe deri të Gjykata Kushtetuese dhe ndëshkimi i korrupsionit. Gjermania është një nga vendet që ka mbështetur integrimin e Shqipërisë dhe drejtimi i BE-së nga Berlini shihej si një mundësi për avancimin e tyre. Por duket se qeveria ka “Rama” nuk ka bërë asgjë në plotësimin e kushteve.

Kryediplomati gjerman ka analizuar dhe emigrimin e lartë të njerëzve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia. Ministri gjerman u shpreh se largimi i të rinjve nuk ndodh vetëm për shkak të problemeve ekonomike, por dhe për shkak të mungesës së shtetin ligjor dhe shërbimet bazë sociale.

“Pagat më të mira jashtë vendit janë sigurisht një faktor i fortë tërheqjeje. Por emigracioni nga Ballkani Perëndimor nuk ka të bëjë vetëm me mundësitë ekonomike, siç konstaton një studim i fundit i Fondacionit Friedrich Ebert. Shumë të rinj venë në dukje gjithashtu mangësitë në arsim, shëndetësi apo sistemet sociale, mungesën e punësimit të bazuar në merita apo korrupsionin. Minoritetet përballen me vështirësi shtesë. Kështu për shembull, shumë të rinj romë vuajnë nga diskriminimi”,- tha Maas. Duke i cilësuar shifrat si alamrnate, Maas tha se qeveritë duket të marrin masa urgjente për reformat.

Leave A Reply

Your email address will not be published.