Foto sa 1 mijë fjalë (Ukrainë, datë 27 shkurt 2022)

0 242

Beteja mes Rusisë dhe Ukrainës vazhdon. OKB thotë se janë 240 të vrarë, por palët ndërluftuese thonë për mijëra.

Qeveria ukrainase ka vlerësuar se në skenarin më të keq pesë milionë persona mund të ikin nga ky shtet. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës. Për t’u njoftuar rreth zhvillimeve më të fundit lidhur me Ukrainën, ndiqeni blogun tonë.

Ndërkohë lufta vazhdon. Presidenti i Ukrainës ka bërë thirrje sot gjithë luftëtarëve nga Bota të shkojnë për të luftuar në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës.

Ndërkohë pala ruse po e heton se mos kjo është ndërhyrje e fshehtë e NATo-s nën petkun e “luftëtarëve nga e gjithë Bota”!

Leave A Reply

Your email address will not be published.