FNSH kontroll në shtëpinë e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe

0 139

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe të Kurbinit.

Ata kanë shkuar që në orët e para të mëngjesit me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, SPAK për kontroll në funksion të dosjes hetimore “Plumbi i artë”.

Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti.

Ervis Martinaj është një prej personave më të njohur të botës së krimit në vend, i cilësuar një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë.

Ai akuzohet për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda që kanë tronditur vendin.

Efektivi i policisë, Jeton Lami është lënë në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës, pasi u zbulua se ai kishte ndihmuar Martinajn.

Martinaj është parë në shoqërinë Lamit, para se të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë në verën e këtij viti.

Leave A Reply

Your email address will not be published.