FIFA, UEFA pezullojnë Rusinë nga aktivitetet ndërkombëtare

0 157

Ekipet e futbollit rus pezullohen nga pjesëmarrja në gjithë takimet ndërkombëtare pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Vendimi i marrë të hënën nga FIFA dhe UEFA, thekson se ekipet kombëtare të Rusisë, si dhe ato të klubeve të veçanta do të pezullohen nga të gjitha aktivitet ndërkombëtare deri në një njoftim të dytë.

“Futbolli është plotësisht i bashkuara dhe në solidaritet të plotë me popullin e Ukrainës”, u shprehën FIFA dhe UEFA. “Të dy organizatat shpresojnë që gjendja në Ukrainë të përmirësohet ndjeshëm dhe me shpejtësi, në mënyrë që futbolli përsëri të bëhet një faktor bashkues dhe paqeje mes popujve”, thuhet në deklaratë.

UEFA po ashtu i dha fund sponsorizimit nga firma energjitike ruse “Gazprom”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.