“Durrësi nën darën e abuzimeve”, Presidenti Meta: E shpëton vetëm drejtësia

0 361

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku shkruan në lidhje me situatën në Durrës, që sipas tij është mbërthyer nga korrupsioni. Kreu i shtetit shton se duhet drejtësi për shpërdorimin e miliona eurove në qytetin bregdetar. ”Durrësi i martirizuar dhe plot halle nga tërmeti është sot i mbërthyer nën darën e abuzimeve bashkiake. Transparenca, hetimi i thelluar dhe ndëshkimi nga drejtësia i përgjegjësve për shpërdorimin e milionave euro të taksave të qytetarëve të Durrësit është zgjidhja e vetme. Koha për drejtësi”, shkruan Kreu i Shtetit,

Leave A Reply

Your email address will not be published.