Dënimi i Saimir Tahirit, ambasadori i BE-së: Lajm i mirë, por a mjafton?

0 156

Ambasadori i Bashkimit Evropian Luigi Soreca në një deklaratë për mediat ka komentuar edhe vendimin e gjykatës për dënimin me 3.4 vite burg të ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

“Ajo që mund të them është se të shohësh disa nga vendimet e fundit të gjykatave dhe prokurorëve shihet dhe një pavarësi më e madhe më e fortë e gjyqësorit dhe ky është lajm i mirë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, u shpreh Soreca.

Pyetje: Dënimi i Tahirit, a tregon kjo që reforma në drejtësi ka filluar të funksionojë?

Luigi Soreca: Nuk kam zakon të bëj komente për cështje specifike, por ajo që mund të them është se të shohësh disa nga vendimet e fundit të gjykatave dhe prokurorëve shihet dhe një pavarësi më e madhe më e fortë e gjyqësorit dhe ky është lajm i mirë për konsolidimin e sistemit të drejtësisë.

Pyetje: A jeni të kënaqur me SPAK me punën e tij?

Luigi Soreca: Sic e thashë, ne shikojmë sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve por a mjafton kjo? Jo, ne presim edhe më shumë nga të gjitha institucionet që janë të përfshira në sistemin e drejtësisë.

Ambasadori i BE u pyet edhe në lidhje me qëndrimin e PD për ndryshimet kushtetuese në lidhje me zgjatjen e afateve për organet e vetingut. Soreca tha se vota pro këtyre ndryshimeve kushtetuese është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

“Ju e dini se BE ka qenë e qartë për këtë gjë. Kemi thënë që zbatimi i reformës në drejtësi dhe vetingut është shumë i rëndësishëm . Kjo u konfirmua dhe nga Komisoni i Venecias, ku nuk u identifikua ndonjë problem për zgjatjen e afatit të mandatit të organeve të vetingut, vota për zgjatjen e afateve të mandatit të vetingut është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha ambasadori i BE-së.

Leave A Reply

Your email address will not be published.