Bolton: Këshilltari i Ramës, Tony Blair u përfshi në marrëveshjen Kosovë-Serbi

0 318

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton ka zbuluar detaje të reja në lidhje me për emisionin Fokus të gazetarit Robert Papa në “Fax News”, në lidhje me marrëveshjen Serbi-Kosovë.

Pas deklaratës së bujshme për çështjen e ndarjes së kufijve, ku pohoi se kjo një ishte ide e presidentit të Kosovës dhe atij të Serbisë, përkatësisht Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit pavarësisht se nuk përmendi emra, Bolton zbuloi se në marrëveshjen midis dy shteteve ka qenë i përfshirë edhe Toni Blair.

Johon Bolton ka zbuluar se edhe ish-kryeministri britanik Toni Blair ka qenë i angazhuar seriozisht për marrëveshjen Serbi-Kosovë, ndërkohë që shton se priste që të arrihej më të vertetë diçka. “Serbia e Kosova ta zgjidhin marrëveshjen vet. Para një viti dukej se parashikimet ishin shumë të mira. Europiane serioz ishin angazhuar, ndër to Toni Bler u angazhua për marrëveshjen Serbi-Kosovë. Mendova se diçka do të ndodhë. Nëse do isha sot këshilltar i sigurisë kombëtare nuk do të tërhiqesha, por sot nuk jemi siç ishim atëherë”.

Kujtojmë se Toni Blair ka qenë eshe ish-këshilltar i kryeministrit Edi Rama, i cili mori këtë detyrë në vitin 2013, sapo kryeministri socialist erdhi në pushtet, i cili është paguar shumë shtrenjte për këshillat nga ish-kryeministri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.