Besimtarët myslimanë mosbindje civile ndaj urdhërit të Ramës për mos dalje ditën e Fitër Bajramit

0 362

Pas 30 ditëve të Muajit të Ramazanit, ditën e dielë besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë festuan Fiter Bajramin. Pandemia e Covid-19 dhe urdhëri i kryeministrit Edi Rama, që në fundjavë ndalohet dalja, nuk u bënë shkak që sheshet dhe xhamitë të mos mbushen me besimtarë. Duke respektuar rregullat dhe protokollet, falja e Fiter Bajramit u krye në të gjithë vendin.

Besimtarët myslimanë treguan mosbindje civile ndaj urdhërit të Ramës për mos dalje ditën e Fitër Bajramit dhe asgjë nuk ndodhi. Fotot që vijnë nga qytetet e Shqipërisë, tregojnë se falja u krye me rregulla ndaj Covid-19 dhe nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar dhe nga ana tjetër, falja tregoi se qeveria e mban të bllokuar fundjavën për interesa që nuk dihen. Pra, të gjithë besimtarët treguan të dielën se shtetrrethimi nuk i pengoi ata që të gjithë të dilnin në sheshe dhe në xhami.

Ky është edhe një sinjal që kur besimi është i fortë dhe shqiptarët janë bashkë ndaj një çështje me rëndësi siç ishte dhe falja e Fiter Bajramit, urdhërat e qeverisë thyhen dhe mosbindja civile mund të ndodh edhe për çështje madhore, siç është rrënimi i historisë kulturore, shembja e Teatrit Kombëtar.

Falja në Tiranë, si kurrë më parë nuk u bë në sheshin Skënderbej por në xhaminë e Kokonozit nën protokolle të forta sigurie. Besimtarët që kishin dalë në rrugë ishin të shumtë dhe disa prej tyre u falën në sheshin e vogël përpara xhamisë dhe në distancë nga njëri-tjetri.

Në xhamitë e qytetit të Durrësit, besimtarët kryen faljen e namazit të Fitër Bajramit. Falja filloi në orën 06:07 minuta dhe në Xhaminë e Madhe të qytetit, besimtarët kryen ritet e faljes në ambientet brenda dhe jashtë Xhamisë. Edhe në Kavajë, që tashmë është zonë e gjelbër, falja u krye nën masa të forta dhe duke ndjekur protokollet anticovid.

Leave A Reply

Your email address will not be published.