Berisha në zonat e përmbytura: Qeveri e papërgjegjshme, kanë prokuruar për të importuar 10 mln euro energji elektrike

0 150

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në një nga zonat e përmbytura të Shkodrës, ku hodhi akuza se përgjegjëse për këtë situatë të krijuar është qeveria e papërgjegjshme.

Berisha: I kam ndjekur zhvillimet dramatike dhe erdha për të shprehur solidaritetin për banorët dhe për kryetarin bashkisë për punën që po bën

Absolutisht ky është dëshmi e një papërgjegjësie të plotë të këtyre qeveritareve që mbrëmë kanë hapur tunelet e Komanit, kanë derdhur nga porta e Zadejës të Vaut të Dejës 2 mijë metër kub në sekondë dhe të gjitha këto vetëm sepse nuk dilnin dot nga skema e tyre e vjedhjeve.

Këto reshje kanë qenë tërësisht dhe plotësisht të parashikuara nga IGJEUM, i cili ja ka dërguar në zyra klëtuyre qeveritarëve që vjedhja ja ka verbuar sytë

Një njoftim serioz ka bërë Stacioni Meterologjik Italian, i cili ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e veriut. Këto nuk kanë mjaftuar për Ramën dhe Ballukun, pasi ata e kanë mendjen për të vjedhur

Ndërkohë që importonin energji, e kishin bllokuar prodhimin e energjisë. Po ku i kishe sytë ti që të gjithë thoshin se do kishte reshje ekstreme. I kishte sytë tek vjedhjet, sepse kanë prokuruar për të importuar nga 14-20 nëntor 10 mln euro energji elektrike. Nga të cilat 5 mln u fusin në xhep dhe tani që ka plasur skandali, tani përpiqem të justifikonin se nuk donim, të shpenzonim, rezervat. E vërteta është që nuk donin të ndërprisnin vjedhjen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.