Berisha: Është shpresa e vetme për të rrëzuar Ramën, qytetarët të ngrihen në protesta të fuqishme

0 159

Sali Berisha ka bërë sërish thirrje për revolucion. Në një deklaratë për mediat ndërsa u shpreh se revolucioni është mënyra e vetme për të rrëzuar qeverinë aktuale, Berisha kërkoi që qytetarët të përgatiteshin për protestë pasi sipas tij SPAK-u po heton vetëm ndaj opozitës.

Duke mos caktuar një datë, Berisha bëri thirrje që qytetarët të ngrihen në protesta të fuqishme.

“Kjo kërkon një përgjigjie dhe këtë mund t’ja japin vetëm qytetarët kur bëhet gjithçka për të mbuluar këtë vjedhje të madhe, kur ai që quhet SPAK është shndërruar në ‘SKAP’ vetëm kundër opozitës.

Qytetarë dhe qytetare shpresa e vetme jeni ju, revolucioni dhe fuqia juaj. Kjo qeveri po bllokon çdo mekanizëm të hetimit të saj dhe po hap dyer për vjedhjen tuaj ditë e natë në mnyrë të pandërprerë.

Ju bëj thirrje të ngrihemi fuqishëm kundër kësaj organizate kriminale që nuk ndalet para asgjëje dhe mbulohet sot nga ajo drejtësi e cila është shndërruar e tëra në një bashkëpunëtore të rrezikshme në vjedhjen dhe krimet e qeverisë shqiptare”-përfundoi Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.