Bamir Topi jep dorëheqjen nga drejtimi i FRD-së

0 282

Disa orë pasi partia e tij firmosi marrëveshjen me PD-në për zgjedhjet e 25 prillit, ish-presidenti Bamir Topi ka bërë me dije se jep dorëheqjen nga drejtimi i Frymës së Re Demokratike.

Në një letër drejtuar anëtarësisë, Topi i njofton ata për largimin nga ky post. Kjo lëvizje vjen disa orë pasi FRD dhe Topi firmosën marrëveshjen për koalicionin e opozitës së bashkuar ”Aleanca për ndryshim” ku bëjnë pjesë 14 parti.

Mësohet se marrëveshja mes PD-së dhe FRD-së u arrit nga nënkryetari Sali Shehu. Arsyet e largimit janë ende të panjohura.

Leave A Reply

Your email address will not be published.