”Arenë lufte” në Fier, 15 të rinj grushtohen me njëri-tjetrin. Kanë pasur edhe armë (VIDEO)

0 351

Një sherr masiv është regjistuar në Fier. Një grup prej më shumë se 15 adoleshentësh janë zënë me njëri-tjetrin. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga ”Faxweb”, të rinjtë qëllojnë me grushta njëri-tjetrin. Shkaqet nuk dihen deri më tani, por këto pamje janë shumë të rënda.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar të gjithë sherrin mes të rinjve, të cilët mësohet se kanë pasur edhe armë me vete, por që nuk i kanë përdorur. Në sherr, djemtë ndahen në disa ”klane” dhe zihen. Nga ana tjetër, mes tyre ka edhe të tjerë që vetëm shohin e nuk ndërhyjnë.

Një ngjarje e tillë është shqetësuese dhe vë në pikëpyetje sigurinë dhe rendin, që jo më pak se dje, Ministria e Brendshme tha se Policia e Shtetit është në nivelet më të mira të shërbimit. Si është e mundur që në mes të ditës, në një zonë të populluar të ndodh kjo ndeshje boksi?

Leave A Reply

Your email address will not be published.