Ambasadorja Kim: Zyrtarët e lartë nuk mund të presin më imunitet ndaj drejtësisë

0 151

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka folur për reformën në drejtësi në vendin tonë.

Gjatë një interviste në “Euro News”, Kim tha se procesi i vettingut gjatë 2022 duhet parë më nga afër për të siguruar “që kriteret të aplikohen në mënyrë të drejtë dhe racionale”.

Ambasadorja e SHBA tha se në Shqipëri ka “njerëz që kërkojnë mënyra për ta ndaluar zbatimin e reformës në drejtësi”.

“Mendoj se shumë njerëz ndihen shumë rehat dhe mendoj që do donin ta kthenin kohën pas që të jetë siç ka qenë, ku ka pandëshkueshmëri, nuk ka llogaridhënie. Merr ryshfet, s’të ndodh gjë. Nënshkruan kontrata, s’të ndodh gjë. Jep prokurime tek miqtë, s’të ndodh gjë. Kjo do të ndryshojë së shpejti. Po ndryshon”, tha Kim.

Për kritikat se njerëzit që janë në qeveri dhe në pushtet, nuk gjykohen, ambasadorja tha se SPAK po bën detyrën dhe se zyrtarët e lartë “nuk mund të presin më imunitet”.

“Mendoj se ata që janë në pushtet, zyrtarët e lartë kanë detyrën ekstra për t’u siguruar që të zbatojnë ligjin. Dhe mendoj se nëse iu kërkohet llogari për shkelje të ligjit, nuk duhet të habiten dhe nuk mund të presin më imunitet”, u shpreh ambasadorja.

Leave A Reply

Your email address will not be published.