Ambasadori Soreca flet për negociatat me BE-në: Shqipëria të mbajë fokusin tek reformat

0 149

Procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është diskutuar në takimin që ka pasur ambasadori i BE-së, Luigi Soreca me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme të Greqisë, Themos Demiris.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadaroi Sorca thotë se Konferenca e Parë ndërqeveritare e Shqipërisë me BE-në duhet të mbahet sa më parë.

Ndërsa theksi vihet tek fokusi që duhet të ketë Shqipëria me reformat.

“Kënaqësi që takova Ambasadorin Themos Demiris, Sekretar i Përgjithshëm i @GreeceMFA.

Diskutuam mbi gjendjen e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE. Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejt të jetë e mundur.

Është e rëndësishme që Shqipëria të mbajë fokusin në axhendën e reformave dhe të përgatitet për bisedimet e pranimit“, shkruan Soreca në Twitter.

Leave A Reply

Your email address will not be published.