Akuzat e Nanos, Berisha publikon videon kur shante Ramën si ”refugjat e shitës ikonash”

0 315

Intervista e Fatos Nanos mbrëmjen e së enjtes në emisionin ”Opinion”, ka shkaktuar debate dhe polemika. Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur akuzave të liderit historik të PS-së, i cili e bëri fajtor për një sërë zhvillimesh në politikë, por edhe tek Nano personalisht.

”Miq, Fajin e ka Saliu! sb”,-shkruan Berisha në postimin bashkëngjitur videos, e cila është edhe ”përgjigjia” e tij për akuzat. Në videon e shpërndarë nga ish-kryeministri janë disa deklarata të vjetra të Fatos Nano kur sulmonte Edi Ramën dhe e përshkruante atë si ”refugjat”.

“Edi Rama ka një problem moral. E kam marrë me thonj të paprerë si refugjat nga Parisi dhe e kam sjellë të bëjë pjesë në ekipet tona qeverisëse. Unë mund të kem bërë shumë gjëra por e nxorra nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura në kohën e Saliut, në ministër dhe kryetar të bashkisë më të madhe të Shqipërisë”,-thotë Nano në videon e postuar nga Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.