A ka në plan Berisha të vrasë Lulzim Bashën?

0 136

Biseda në Nova Media e ish-kryeministrit Berisha.

Pyetje: A kishit në plan ju që në 8 janar t’i merrnit jetën Lulzim Bashës? Sepse hidhen teza që Lulzim Bashës i rrezikohej jeta, i bënë demokratët sikur vajtën për të vrarë Lulzim Bashën. A kishit plani ju zotëri për të ekzekutuar Lulzim Bashën, ky ishte plani juaj?

Berisha: Në mënyrë absolute kishte vetëm këto pika; së pari, hapja e dyerve të blinduarave dhe heqja e blindave nga shtëpia jonë, së dyti, nxjerrja e vrasësve dhe banditëve nga shtëpia jonë sepse ajo është shtëpia e demokratëve, është shtëpia e lirisë. Së treti siç kam theksuar nxjerrja butësisht pa cenuar asnjë fije floku, të Lulzim Bravës nga zyra e kryetarit pasi ai ishte i shkarkuar nga 4446 delegatë të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe 44 mijë anëtarë në referendumin e 18 dhjetorit. Për dijeni Lulzim Basha dhe disa nga ata që ishin brenda i kishin të gjitha autoveturat në oborr dhe veturat e tyre nuk i ka prekur njeri dhe nuk ka një gërvishtje në to. Në të gjithë atë protestë jo Lulzim Brava, por asnjë polic ndonëse u vërsulën shtazërisht mbi protestuesit, nuk është gërvishtur, nuk është plagosur në atë protestë. Unë shpalla një protestë paqësore dhe ajo ishte protestë paqësore. Po shpalla se dyert do hapen dhe dyert nuk hapen me duar. Në të gjithë botën hapja e dyerve të shtëpisë bëhet me mjete te caktuara kur mbyllen.

Leave A Reply

Your email address will not be published.