Presidenti Meta shpërndan fjalimin e homologut Zelensky në PE: Frymëzues heroizmi në luftën për liri
Presidenti i vendit Ilir Meta ka shpërndarë në facebook fjalimin emocionues të mbajtur nga Presidenti i Ukrainës në Parlamentin Europian ditën e sotme.
“Frymëzues heroizmi i popullit ukrainas në luftën për liri, dinjitet kombëtar dhe vlera europiane”, sjkruan Meta krahas fjalimit të Zelenskyt.
Postimi i plotë i Presidentit Meta:
Mesazh shumë i fuqishëm i Presidentit Zelensky drejtuar sot Parlamentit Europian: “Sot çdo shesh, pavarësisht emrit, do të quhet “Sheshi i Lirisë”, në çdo qytet të vendit tonë. Askush nuk do të na thyejë ne!
Frymëzues heroizmi i popullit ukrainas në luftën për liri, dinjitet kombëtar dhe vlera europiane.
#StandwithUkraine #StopRussianAggression