Inceneratori i Fierit, dëshmon administratori: Nuk i mbaj mend të gjitha

0 157

Në komisionin e hetimit për Inceneratorët këtë të premte ka dhënë dëshm inë e tij, administratori i Inceneratorit të Fierit, Loran Dusha i cili është përgjigjur thirrjes së kryetares së Komisionit Hetimor, Jorida Tabaku për të dëshmuar online, pasi ishte infektuar me koronavirus.

Dusha në dëshminë e tij ka folur për 23 milionë euro shpenzime nga ky incenerator, të cilat pretendohen nga Tabaku në këtë komision. Ai shprehet se nuk ka dokumente për të dhënë një përgjigje zyrtare, por deklaron se ato mund të jenë shpenzuar për nënkontraktorët e huaj.

Dusha i është përgjigjur edhe akuzave për shpenzimet e udhëtimeve. Sipas tij, këto udhëtime janë personel për të kontaktuar me kontraktorët.

Pjesë nga biseda e Dushaj me anëtarët e Komisionit hetimor për Inceneratorët;

Tabaku: Nuk ka pasur impiant në vitin 2019

Dusha: Por ne detyrimisht kemi nënkontraktorë jashtë Shqipërisë. Dhe janë udhëtime pune për nevojat e kompanisë, për të shkuar në nënkontraktorë.

Tabaku: Sipas librave të shitjes, Klodian Zoto është i vetmi kontraktor.

Dusha: Unë nuk i mbaj mend të gjitha. Ne kemi porositur agregatë për inceneratorët.

Tabaku: Nuk ka pasur inceneratorë.

Dusha: Bëhet porosia për agregatë.

Tabaku: Si kanë paguar 23 mln euro në 4 vite kur s’ka pasur incenerator. Shqetësimi im është se janë paguar 23 mln euro kur nuk ka pasur punë. Kanë udhëtuar jashtë kur s’ka pasur punë.

Dusha: Zonjë e nderuar, ju keni qenë prezentë në impiantin e inceneratorit të Fierit. Në çfarë faze është. Ndërtimi i impiantit ka përfunduar.

Tabaku: Zonjën Sevi Zani e njihni?

Dusha: Po

Tabaku: Ishte një kompani që bëri ofertën e pakërkuar për inceneratorin e Fierit. Pronësinë e këtij biznesi e blen më pas Klodian Zoto. Sevi Zani është përfaqësuyese dhe punonjëse në inceneratorin e Tiranës. Keni dijeni pse i shiti pronat Klodian Zotos? I njihni shtetasit Alqi Bllako, Edmond Bllako, Lefter Kokën apo Arben Ahmetajn.

Dusha: Jo, i njoh vetëm si politikanë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.