Konferenca e Kryetarëve miraton ngritjen e Komisionit për raportin e ”Dick Marty”

0 244

Konferenca e Kryetarëve miraton ngritje ne Komisionit të Posaçëm Parlamentar për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë, pas një kërkese të bërë nga një grup deputetësh të PS.

“Konferenca vendosi t’i përcjellë seancës plenare kërkesën e një grupi deputetësh për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti mbi gjetjet dhe konkluzionet e verifikimeve të kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi rolin e përfaqësuesve politikë dhe institucioneve publike shqiptare në ndihmë të të ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë. Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik Cisco Webex”, thuhet në njoftim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.