Vrasja e Bujar Çelës, pistë veç hakëmarrja

0 309

Bujar Çela, vëllai i Tao Çelës, u ekzekutua mëngjesin e së enjtes në një lokal në Bradashesh të Elbasanit, duke pirë kafen e mëngjesit. Ekzekutimi zgjati 60 sekonda dhe mbi trupin e tij ranë 21 plumba. Prokuroria e Elbasanit pasi ka kryer verifikimet dhe ka pyetur të afërm të Bujar Çelës, ka bindjen se viktima nuk ka pasur asnjë konflikt apo mosmarrëveshje personale.

Ai u qëllua për vdekje nga kundërshtarët e të vëllait, Talo Çela një i shumëkërkuar dhe që vazhdon jetën në arrati pavarësisht veprave të njëpasnjëshme për të cilat dyshohet, mes tyre edhe grabitja e Rinasit. Bujar Çela po pinte kafe me një të njohur, pasi pa autorët me kapuç tentoi të largohet por atentatorët pasi e qëlluan në distancë, u afruan pranë tij dhe e qëlluan edhe në kokë.

Mënyra si u qëllua 50-vjeçari veç hakmarrjes, sipas prokuroreve është një mesazh i qartë për të shumëkërkuarin. Të gjitha këto janë të dhëna paraprake bazuar në dëshmi dhe rrëfimet e personave që gjendeshin në lokal në çastin kur 50-vjeçari u vra me armë zjarri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.