8 viktima dhe 410 raste. Covid-19 prek ministren Denaj, artistja Aliaj shtrohet tek Infektivi

0 352

Pandemia e Covid-19, vijon që të marrë jetë në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Mbrojtjes Sociale, betejën nuk e kanë fituar tetë pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë në spitalet COVID: Një 65-vjeçar nga Kavaja, një 68-vjeçar nga Kurbini, dy 76-vjeçar nga Tirana, një 64-vjeçare dhe një 67-vjeçare nga Elbasani, një 74-vjeçar nga Kuçova, një 80-vjeçar nga Fieri”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,044 testime, prej të cilave 485 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Ku 410 qytetarë janë prekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

”Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë”,-informon më tej ministria.

Lajmi i mirë është se po në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet Covid po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë.

”Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojnë të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për Covid-19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid-19 dhe për çdo urgjencë mjekësore”,-thuhet në mbyllje të njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Artistja, Justina Aliaj është prekur nga Covid-19 dhe ndodhet e shtuar tek spitali Infektiv dhe paraqitet në gjendje shëndetësore stabël. Ministrja e Financave, Anila Denaj ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19. Lajmin e ka bërë me dije vetë Denaj, ku në facebook shkruan se aktualisht është karantinuar në shtëpi duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. ”Të dashur miq, Pas testimit për Covid-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht jam karantinuar, duke ndjekur udhëzimet e mjekëve për hapat e mëtejshëm dhe trajtimin gradual të sëmundjes. Ju ftoj të gjithëve, të zbatojmë rregullat e higjienës dhe të mbajmë maskën duke ruajtur distancën sociale. Ju uroj shëndet të plotë”, shkruan Denaj.

Statistika (12 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore 410
Të shëruar ne 24 orë 81
Të shtruar në spitale 373
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2,044
Testime totale 148,232
Raste pozitive 26,211
Raste të shëruara 12,574
Raste aktive 13,039
Humbje jete 598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 6461
Durrës 1113
Fier 979
Korçë 793
Shkodër 754
Elbasan 667
Lezhë 550
Vlorë 566
Berat 383
Kukës 307
Gjirokastër 331
Dibër 135

Leave A Reply

Your email address will not be published.