7 viktima dhe 284 raste të reja me Covid në 24 orë

0 298

Rriten frikshëm shifrat nga pandemia e Covid-19 në Shqipëri. Në 24 orët e fundit, betejën nuk e kanë fituar 7 pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Kurse rastet e reja janë 284. Në Shqipëri janë prekur 19729 persona, nga të cilët 8434 janë raste aktive, ndërsa 10808 janë shëruar. Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 103 pacientë, duke e çuar në 10 mijë e 808 numrin total të të rikuperuarve nga fillimi i pandemisë, ndërkohë numri i viktimave ka shkuar në 487.

Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës humbi jetën nga virusi vdekjeprurës. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shkruan se ”Mimoza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë”.

Mamia Majlinda Ilirjani, e cila ishte infektuar me Covid-19 dhe ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare. Ky lajm i hidhur është bërë me dije përmes një postimi të Urdhrit të Infermierëvë në Shqipëri, të cilët shkruajnë se Majlinda ushtronte profesionin e mamisë pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit. Mamia me një eksperiencë 30 vjeçare nuk e ka fituar dot betejën me Covid.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë se Covid-19 i mori jetën në moshën 50 vjecare koleges sonë të nderuar Majlinda Ilirjani. Majlinda ushtronte profesionin e mamisë, pranë Spitalit Rajonal të Qarkut të Elbasanit, me një eksperiencë 30 vjeçare. Ndarja nga jeta e koleges sonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për kolegët dhe nënave të reja që ajo iu shërbeu me devotshmëri dhe profesionalizëm. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllimet e sinqerta”, shkruhet në postim.

At Todi Jovani ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare për shkak të Covid-19, i pari prift që humb betejën me pandeminë në vendin tonë.

COVID-19 – Statistika (27 Tetor 2020)

Raste të reja ditore- 284
Të shëruar ne 24 orë – 103
Të shtruar në spitale – 285
Humbje jete në 24 orë – 7
Testime ditore – 1278

Testime totale – 119,607
Raste pozitive – 19,729
Raste të shëruara – 10,808
Raste Aktive – 8,434
Humbje jete – 487

Leave A Reply

Your email address will not be published.